Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
”Xhafer Deva ishte njeri me një mendje të kthjellët, të mprehtë dhe, siç thonë ‘’sa deti të gjanë’’! Kush ishte në të vërtetë Xhafer Deva?!
XHAFER DEVA – INTELEKTUAL DHE ATDHETAR I SHQUAR I KOMBIT Ngadhënjyes e humbës i madh Xhafer Deva është, pa dyshim, një nga protagonistët kryesorë të historisë kosovare sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas përfundimit të saj. Ai konsiderohet ngadhënjyes dhe humbës i madh. Nga shumë njerëz që e donin Shqipërinë etnike dhe luftonin për të, ishte i njohur si burrë shteti, nga shumë atdhetarë të cmuar deri në admirim, dhe i urrejtur e i sharë nga një grup njerëzish që kishin përqafuar ideologjinë komuniste dhe, me apo pa vetëdije, e futën Kosovësn dhe popullin shqiptar në terrin e skamjes e robërisë. Meqë dihet se Xhafer Deva ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë, duhet bëjmë cmos që të ndriqojmë jetën dhe veprimtarinë...