Xabi Alonso ka përpara një sfidë të artë; të “ndezë motorët” e Mbappé dhe Vinicius

Xabi Alonso ka përpara një sfidë të artë; të “ndezë motorët” e Mbappé dhe Vinicius

Mes shumë detyrash që Xabi Alonso ka përpara, një nga më të rëndësishmet do të jetë që të bëjë që partneriteti mes Mbappé dhe Vinicius të arrijë një tjetër dimension. Ato janë dy yjet kryesore të sulmit të Real Madridit, “flamurtarët” e repartit ofensiv që i ka ata si golashënuesit kryesorë. Sezoni i kaluar, i pari në të cilin u bashkuan rrugët e tyre, la përshtypjen se performanca e të dyve përmirësohej kur luanin të ndarë në formacionin e Ancelottit, veçanërisht në rastin e brazilianit. Të dy kanë si zonë natyrale ndikimi krahun e majtë, ndonëse për francezin është më e lehtë të përshtatet dhe të lëvizë në zona të tjera të fushës. Gjatë sezonit të kaluar, Real Madridi i pati Mbappé dhe Vinicius së...