Wolfgang Borchert: Ora e kuzhinës
Nga Wolfgang Borchert Ajo ka ndaluar në orën dy e gjysmë. Fiks, në dy e gjysmë! E panë nga larg tek po iu afrohej, sepse ai binte në sy. Kishte një fytyrë shumë të plakur, por nga mënyra sesi ecte, mund të besoje se ishte vetëm njëzet vjeç. Ai, me fytyrën e tij të plakur, u ul në stolin pranë tyre. Pastaj iu tregoi se çfarë po mbante në duar. Kjo ishte ora jonë e kuzhinës, – u tha, dhe i vështroi të gjithë me radhë aty, të ulur në stol, nën diell. – Po, e gjeta. Kjo kishte tepruar.Ai mbante para vetes një orë të rrumbullakët kuzhine me fushë të bardhë dhe prekte me gisht numrat e ngjyrosur në blu. Kjo nuk ka më...
Burimi:
kultplus.com