‘Wizz Air’ braktisi pasagjerët, shqiptarët mbeten në aeroportin e Barcelonës: Kemi 2 ditë këtu, askush nuk përgjigjet

‘Wizz Air’ braktisi pasagjerët, shqiptarët mbeten në aeroportin e Barcelonës: Kemi 2 ditë këtu, askush nuk përgjigjet

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kompania “Wizz Air” është sërish në qendër të vëmendjes për braktisje të dhjetëra pasagjerëve shqiptarë, që do të vinin nga Barcelona në Shqipëri. Konkretisht ditën e djeshme ishte planifikuar një fluturim nga Barcelona drejt Tiranës, por u shty për në orën 03:00 të mëngjesit, ndërsa më pas u anulua fare. Pasagjerëve iu dhanë bileta për fluturimin e radhës, i cili ishte planifikuar për sot në drekë. Por, pasi kanë shkuar në aeroport dhe kanë kaluar deri te porta e imbarkimit (Gate), pasagjerëve u është komunikuar se biletat e tyre nuk ishin të vlefshme. Aktualisht, pasagjerët kanë mbetur në aeroport dhe, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje apo zgjidhje, as nga kompania ajrore dhe as nga autoritetet shqiptare. Përfaqësuesit e Wizz Air në...