Wendt shmangu takimin me Berishën, kreu i PD i jep ‘këshilla’ ambasadorit amerikan dhe sulmon SPAK

Wendt shmangu takimin me Berishën, kreu i PD i jep ‘këshilla’ ambasadorit amerikan dhe sulmon SPAK

Ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt e ka shmangur Sali Berishën nga çdo takim, por kreu i PD nuk i shpëtoi dot një pyetje nga qytetarët për misionin e diplomatit në vendin tonë. Berisha u pyet për vizitat që Wendt ka zhvilluar në SPAK me drejtuesin Klodian Braho dhe kreun e BKH-së, Joni Keta, por edhe kësaj radhe ai rezervoi sulmet për Prokurorinë e Posaçme. Berisha tha se për Wendt dhe zyrtarët që shkojnë të vizitojnë SPAK ka vetëm një mesazh, që sipas tij Prokuroria e Posaçme është armike e pluralizmit, pasi ka amnistuar krimin elektoral. Pyetje: A jeni në dijeni të vizitës së ambasadorit amerikan në SPAK dhe cila mendoni se është arsyeja e vizitës së ambasadorit amerikan dhe dy senatorëve në SPAK, me...