WASHINGTON POST: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës
WASHINGTON POST Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi të demonstratave të dhunshme kundër qeverisë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universiteteve, të cilët kërkojnë tarifa më të ulëta shkollimi, investime më të mëdha shtetërore në arsim dhe protestojnë kundër korrupsionit në sistemin arsimor, i janë bashkuar një lëvizjeje më të gjerë kundër qeverisë, e cila bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Prej ditësh, protestuesit kanë hedhur gurë, flakadanë, bomba zjarri dhe fishekzjarrë drejt policisë, e cila ka përdorur shkopinj gome, topa uji dhe gaz lotsjellës gjatë përplasjeve në qendër të qytetit. Shqipëria është një nga disa vende evropiane që po përjetojnë protesta për...
Burimi:
syri.net