Vuçiç beson në krijimin e një aleance ushtarake mes Serbisë dhe Hungarisë

Vuçiç beson në krijimin e një aleance ushtarake mes Serbisë dhe Hungarisë

Serbia dhe Hungaria nënshkruan të martën në Beograd një dokument që konkretizon marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes të arritur në vitin 2023. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se beson që kjo marrëveshje do të pasohet me një afrim të mëtejmë drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë. “Për këtë vendos pala hungareze, vendosin parlamentet e Hungarisë dhe Serbisë. Marrëdhëniet tona janë më shumë se të mira dhe kryeministri Viktor Orban dhe unë kemi shprehur dëshirën që të vazhdojmë me përshpejtimin dhe afrimin e mëtejshëm të qëndrimeve tona në sferën e mbrojtjes”, tha Vuçiç...

Burimi: Vizionplus.tv