Vr*sja e Martinit, kalon për gjykim çështja ndaj autorit

Vr*sja e Martinit, kalon për gjykim çështja ndaj autorit

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim çështjen ndaj 14-vjeçarit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit. Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për dërgimin në gjyq të të miturit për “vrasje në rrethana cilësuese”. Në të njëjtën seancë gjykata ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga i akuzuari. Psikologia Lindita Hoxha ka shprehur dakordësi për vijimin procesit me gjykim të zakonshëm për shqyrtim me të detajuar të çështjes në themel. Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës ”Fan Noli”.

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Kohajone.com