Vr*sja e Iliaria Sulës, i dashuri dënohet me burgim të përjetshëm. Prindërit: Drejtësia u bë, por vajza jonë nuk kthehet më
Gjykata e Krimeve ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Samsonin, ish-të dashurin e Ilaria Sulës, e cila u vra në moshën 22-vjeçare. Vendimi u mor pas rreth tri orësh diskutimesh nga trupi gjykues dhe u shpall në sallën e sigurisë së lartë të burgut Rebibbia. 24-vjeçari u shpall përgjegjës për vrasjen me dashje të rënduar nga paramendimi, motivet e dobëta dhe marrëdhënia sentimentale që kishte me viktimën. Në ngarkim të tij rëndon edhe akuza për fshehjen e trupit të së resë pas krimit. Pas shpalljes së dënimit, prindërit e Ilaria Sulës, Flamur dhe Gëzime Sula, reaguan me emocione, duke theksuar se vendimi i gjykatës nuk mund të zbusë dhimbjen e humbjes së vajzës së tyre. “Drejtësia u vu në vend, por asnjë vendim gjykate...
Burimi:
kohajone.com