Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vritet një shqiptar në Greqi
👁7889
Një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë këtë të enjte në një zonë rurale në Rafinë në Greqi. Sipas raportimeve nga mediat greke dyshohet se është vrarë me armë zjarri, dhe se në momentet e fundit, ka telefonuar familjen. Por si pasojë e plagëve të marra 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe ka humbur jetën. Sipas informacione, shqiptari rezulton me precendentë penale, dhe i njohur për autoritetet për përfshirje në trafik droge.