Vritet një nga liderët më të fuqishëm të milicive në Libi/ Shpërthejnë përleshje të armatosura në Tripoli, gjashtë të vdekur

Vritet një nga liderët më të fuqishëm të milicive në Libi/ Shpërthejnë përleshje të armatosura në Tripoli, gjashtë të vdekur

Vrasja e Abdel Ghani al-Kikli, i njohur si “Gheniwa”, komandanti i një prej milicive më të fuqishme në Libi, ka shkaktuar përplasje të dhunshme të armatosura në kryeqytetin Tripoli, ku raportohet për të paktën gjashtë viktima. Sipas mediave lokale, Kikli u vra të hënën mbrëma në selinë e Brigadës së 444-të të ushtrisë libiane. Ai ishte komandanti i Aparatit të Mbështetjes së Stabilitetit (SSA), një grup i fuqishëm i armatosur me bazë në lagjen Abu Salim, që ndodhet nën autoritetin e Këshillit Presidencial dhe Qeverisë së Unitetit Kombëtar (GNU), të mbështetur nga OKB-ja. Pas lajmit për vrasjen e tij, shpërthyen...
Burimi: Top-Channel.tv