Vritet 29-vjeçari në Bulqizë, autori qëlloi drejt një kafshe, por plumbat kapën shokun e tij
foto ilustruese BULQIZË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, ku një 29-vjeçar është vrarë me armë gjahu nga shoku i tij. Policia njofton se autori, 44 vjeç dhe viktima kishin dalë për gjah në pyllin e fshatit Fushë-Sopot. Autori dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia 29-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. 44-vjeçari është arrestuar, ndërsa i është sekuestruar edhe arma e gjahut. Hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të...
Burimi:
zeri.ai