Vrau tre persona në Mal të Zi, rusi qëllon drejt policisë, më pas i jep fund jetës
Autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Mal të Zi është lokalizuar nga policia në një zonë pyjore mbi lagjen Topla, në Herceg Novi. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, 30-vjeçari rus Mihail Sabunjin hapi zjarr ndaj efektivëve dhe më pas qëlloi veten në kokë. Lajmi është konfirmuar për “Vijesti” nga drejtori i Policisë së Malit të Zi, Lazar Scepanovic. Sipas tij, forcat policore arritën ta lokalizonin dhe izolonin të dyshuarin në pyllin mbi zonën e Toplës. Në momentin kur policia tentoi ta arrestonte, ai qëlloi me armë drejt efektivëve dhe më pas qëlloi veten. 30-vjeçari dyshohet se një ditë më parë kreu një vrasje të trefishtë në një poligon qitje në Danilovgrad. Viktimat janë identifikuar si 20-vjeçari Nemanja Kapor nga Podgorica, 24-vjeçari Petar...
Burimi:
vizionplus.tv