Vrau policin në detyrë, Gjykata e Fierit dënon me burg përjetë ish-anëtarin e strukturës së PD-së për mbrojtjen e votës

Vrau policin në detyrë, Gjykata e Fierit dënon me burg përjetë ish-anëtarin e strukturës së PD-së për mbrojtjen e votës

Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, i arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” më 13 maj 2024, për shkak se po ushtronte detyrën për udhëtimin e rrezikshëm me mjet nga i pandehuri në rrugët e fshatit Baltëz. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dhënë sot (30 korrik) vendimin e saj për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia. Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale: “Vrasje me armë...