Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, lihet në burg Ilirjan Selmani! Avokati: Në asnjë moment nuk e ka pranuar autorësinë e krimit

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, lihet në burg Ilirjan Selmani! Avokati: Në asnjë moment nuk e ka pranuar autorësinë e krimit

Autori i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, doli para togave të zeza, që i caktuan masën ‘arrest me burg’. Pas seancës, avokati i Ilirjan Selmanit, tha se klienti i tij mohon autorësinë e ngjarjes. “I mbrojturi prej meje në asnjë moment nuk e ka pranuar autorësinë e veprës penale, as në polici, as para gjykatës. Ka mbajtur një qëndrim që ka të bëjë me personalitetin e tij, kurrsesi ai nuk mund të kryejë këtë veprim të rëndë. Ai nuk ka pranuar që bashkëjetonte me viktimën. Paraqiti keqardhje për viktimën”, u shpreh avokati. 31-vjeçari dyshohet se i mori...