Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrau babanë në bashkëpunim me të dashurin dhe nënën e saj, Prokuroria zbardh ngjarjen në Fier: E veshën me kostum
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar një procedim penal në lidhje me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur më 23 korrik 2025 në fshatin Frashër. Tre persona po procedohen penalisht për dy vepra të rënda penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas hetimeve paraprake, rreth orës 21:16 të asaj dite, një telefonatë në Sallën Operative të Fierit raportoi një incident në banesën e një shtetasi që dyshohej se ishte rrëzuar në banjë. Ambulanca që mbërriti në vendngjarje...