Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit
Nidal Hasan pritet të pushkatohet më 3 dhjetor në bazën Fort Hood, në Teksas. Vendimi për transmetimin e drejtpërdrejtë të ekzekutimit ngre pikëpyetje ligjore dhe konsiderohet i paprecedentë në epokën moderne. Shtetet e Bashkuara po përgatiten për ekzekutimin e Nidal Hasan, ish-majorit dhe psikiatrit të ushtrisë amerikane, i dënuar me vdekje për vrasjen e 13 ushtarëve në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas, në vitin 2009. Ekzekutimi është planifikuar për 3 dhjetor dhe, sipas sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, publiku do të ketë mundësi ta ndjekë atë drejtpërdrejt. Një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes i tha BBC-së se ekzekutimi do të transmetohet drejtpërdrejt. Hasan pritet të ekzekutohet me skuadër pushkatimi, në atë që do të shënonte ekzekutimin e parë ushtarak në SHBA pas më shumë...
Burimi:
javanews.al