Vrasjet masive/ Ministri i Brendshëm dhe Hita zbarkojnë në Policinë e Shkodrës

Vrasjet masive/ Ministri i Brendshëm dhe Hita zbarkojnë në Policinë e Shkodrës

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi këtë të hënë një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Gjatë vizitës, ata u pritën nga drejtuesi i policisë vendore dhe përfaqësues të strukturave të rendit në qark. Takimi vjen në një periudhë kur çështjet e sigurisë në Shkodër janë rikthyer në vëmendje, pas disa ngjarjeve të rënda kriminale të regjistruara gjatë muajve të fundit. Në fokus mbeten gjithashtu problematikat që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, të cilat vijojnë të përbëjnë një nga sfidat për strukturat ligjzbatuese. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, në qarkun e Shkodrës nuk ishte regjistruar asnjë ngjarje me pasojë vrasjen. Situata ndryshoi pas 9 korrikut, ndërsa në...