Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasjet e 21 janarit, kryeprokurori Dumani: Dosje prioritare! Hetimi është intensiv
Kreu i SPAK Altin Dumani ka deklaruar sot se dosja e 21 janarit është çështje prioritare për Prokurorinë e Posaçme. Në mbledhjen me dyer të mbyllura me gazetarët, Dumani është shprehur se hetimi për këtë ngjarje është intensiv. “Hetimi është intensiv dhe i pandërprerë. Është administruar kaseta audiovizive. Ajo është çështje prioritare”-është shprehur Dumani. Top Channel