Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak
Ngjarja e 21 janari është në fazën e hetimit paraprak. Në një takim me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se është një prej dosjeve prioritare. Kreu i SPAK u shpreh se kanë marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, si edhe atë të Strasburgut. “Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.