Vrasje në Pogradec/ Zjarri që i mori jetën 52-vjeçares, i qëllimshëm! Iu gjetën shenja dhune

Vrasje në Pogradec/ Zjarri që i mori jetën 52-vjeçares, i qëllimshëm! Iu gjetën shenja dhune

Zjarri në banesën në lagjen 1 të Pogradecit, që i mori jetën një 52-vjeçareje në orët e para të mëngjesit, dyshohet se është i qëllimshëm. Burime nga grupi hetimor thonë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga kqyrja paraprake e trupit të Kozeta Teços, ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja dhune. Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie. Mësohet se në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë në dy objekte në afërsi të pallatit. Gjithashtu, janë shoqëruar disa persona në komisariatin e policisë së Pogradecit për t’u marrë në pyetje. Top Channel