Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasje në Has për motive pronësie, autori i dyshuar arrestohet nga policia
👁8414
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Has, ku një person është vrarë. Sipas informacioneve paraprake, vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie. Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të krimit. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota.