Vrasja në Roskovec dhe misteri i parave, letra e motrës së Nertil Buzit: Ish e fejuara i mori paratë, i premtoi se do t’ia kthente por…!

Vrasja në Roskovec dhe misteri i parave, letra e motrës së Nertil Buzit: Ish e fejuara i mori paratë, i premtoi se do t’ia kthente por…!

Emisioni “Në kohë reale’ në RTSH ka trajtuar sot (21 shtator) ngjarjen e rëndë të krimit në Roskovec, ku Nertil Buzi vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrës, mori peng ish-të fejuarën e tij dhe në fund vrau dhe veten duke mos iu dorëzuar forcave RENEA që e kishin rrethuar dhe po tentonin prej orësh një dorëzim të tij. Pjesa e parë e letrës së motrës së Nertil Buzit, sjell një kronologji të ngjarjeve që lidhen me pengmarrjen e tij në Angli dhe më pas me një shumë parash që, sipas saj, Nertili ia kishte dhënë Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së tij. Sipas saj, në momentin kur Nertili u kap peng në Angli, ajo nisi të kishte dyshime për Rozalindën dhe vëllain e saj. Ajo pretendon se ata...