Vrasja në Milot, policia kryen kontrolle në zonë

Vrasja në Milot, policia kryen kontrolle në zonë

Policia e Lezhës nuk ka ende një autor për vrasjen e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi, mbrëmjen e së Enjtes në fshatin Pllanë. Gjatë kësaj të Shtune mësohet se janë kryer kontrolle në disa banesa në zonë. Burimet nga grupi i hetimit thanë se nga këqyrja e makinës së djegur të autorëve nuk është gjetur ndonjë gjurmë e vlefshme. Të njëjtat burime thanë se vijon marrja në pyetje e familjarëve dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes.
Burimi: Opinion.al