Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja me armë zjarri e 29-vjeçarit në Durrës/ ‘Skenari’ i njëjtë, gjendet automjeti i djegur në Gërdec
👁3718
Edhe në atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ‘skenari’ i krimit mbetet i njëjtë- autorët zhduken pa gjurmë dhe djegin automjetin diku larg vendngjarjes. Shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Policia thotë se grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Personi i identifikuar...