Vrasja e Xhon Kenedit, gazetarit britanik iu kërkua të lajmëronte ambasadën amerikane 25 minuta para ngjarjes

Vrasja e Xhon Kenedit, gazetarit britanik iu kërkua të lajmëronte ambasadën amerikane 25 minuta para ngjarjes

Në një moment që tronditi botën, presidenti amerikan Xhon F.Kenedi u vra teksa ishte në një vizite zyrtarë në Dallas më 22 nëntor 1963. Ajo ngjarje e rëndë tërheq ende interesin e madh të historianëve, profesionistë dhe amatorë, të cilët kanë pritur me durim për de–klasifikimin e dokumenteve tepër sekrete rreth tragjedisë. Më në fund, në vitin 2017, disa nga këto dokumente u publikuan, dhe zbuluan se një gazetar britanik ishte informuar 25 minuta para atentatit. Dokumentet e vitit 2017 Gjatë presidencës së tij, Donald Trump autorizoi de–klasifikimin dhe publikimin e më shumë se 2800 dokumenteve, që më parë mbaheshin sekret, bazuar në Aktin e Mbledhjes së Dokumenteve mbi Vrasjen e Xhon F.Kenedit të miratuar në vitin 1992. Ai urdhëronte që i gjithë koleksioni i dokumenteve të vendosej në Arkivin Kombëtar, dhe që të gjitha dokumentet që ruheshin, të viheshin në dispozicion të publikut jo më vonë se data 26 tetor 2017. Në fakt pati shumë dokumente, të cilat në momentin e fundit Trump i ndaloi që të publikoheshin. Ato u mbajtën sekret me kërkesë të FBI-së dhe CIA-s, të cilat kishin shqetësime për sigurinë kombëtare nëse ato bëheshin publike. Megjithatë, shumë informacione të reja dolën në...