Vrasja e vëllezërve Haklaj, SPAK pezullon hetimet-Motra e tyre Aishe ankimim në GJKKO
vëllezërit Haklja TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin e Aishe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Haklaj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli. Vendimi i është komunikuar Aishe dhe Muharrem Haklaj përmes avokatit 15 ditë më parë ndërkohë që ata kanë bërë ankimin në GJKKO kundër këtij vendimi duke kërkuar vijimin e hetimeve. Do të jetë gjyqtarja Etleva Deda që do të shqyrtojë ankimimin. Në prill të vitit 2023, Aishe Haklaj, e cila erdhi nga Suedia pas shumë vitesh, u pyet për rreth 12 orë nga prokurorët e SPAK, në cilësinë e personit kallëzues. Ajo akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe 14 persona të tjerë për vrasjen e katër vëllezërve Halil, Shkëlqim, Fatmir...
Burimi:
zeri.ai