Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e rojës në Vlorë porosi nga Dubai, zbulohet roli i të arrestuarit me dy emra (Detaje)
Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në qytetin e Vlorës, është arrestuar si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”. Në pranga ra Kleanth Bylyku, alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet si bashkautor në vrasjen me armë zjarri të Renato Hoxhajt, ngjarje që ndodhi më 27 prill 2025 pranë Poliklinikës së Vlorës. Mësohet se 42-vjeçari ka patur rolin e ndihmësit të vrasësit. Ditën e vrasjes ai ka lëvizur në të njëjtin automjet me personin që e ka ekzekutuar. Vrasja ka ndodhur me porosi...