Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit

Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulëzim Tabaku dhe Idriz Çela Lulëzim Tabaku qëlloi për vdekje 66-vjeçarin në lokalin e tij në Gjashtë. Idriz Çela, i dyshuar për përfshirje në konfliktin që parapriu vrasjen, është kapur në Korfuz, ku sipas policisë përdorte identitet të rremë. Dy persona të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të 7 majit 2026 në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Rexhep Ismaili, janë arrestuar në Greqi. Në pranga kanë rënë Lulëzim Tabaku, 37 vjeç, dhe Idriz Çela, 40 vjeç. Sipas Policisë së Shtetit, arrestimet janë realizuar gjatë një tjetër faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit operacional me autoritetet greke. Lulëzim Tabaku akuzohet si...