Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Vrasja e Renis Dobrës në Mat’, dalin detaje të reja: Rrëmbimi ishte i planifikuar rreth 5 ditë para ngjarjes
Rreth 5 ditë para ngjarjes tragjike që përfshiu vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat, ka rezultuar se rrëmbimi i tij ishte i planifikuar me kujdes. Detaje të reja të kësaj ngjarje janë zbuluar pas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet, të cilat kanë identifikuar lëvizjet e dyshuarve dhe lidhjet e tyre të mundshme me krimin. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për 'Syri TV' se më datën 5 korrik, nga aeroporti i Rinasit, është marrë një makinë me qira nga i kërkuari Aleksandër Bushgjoka. Makina është kthyer më datën 7 korrik nga Fatjon Bushgjoka, vëllai i Aleksandrit, dhe jo nga i pari....