Vrasja e ish-policit Bejtja, jepet masa për Plakun! Çfarë fshihet në celularët e tij?

Vrasja e ish-policit Bejtja, jepet masa për Plakun! Çfarë fshihet në celularët e tij?

Gjykata e Tiranës ka vendosur të caktojë masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Flodian Plakun i njohur dhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani, i cili u arrestua dy ditë më parë në një hotel në zonën e Orikumit. 42 vjeçari konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit të policisë Gentian Bejtja. Përpara trupit gjykues, Plaku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke pretenduar se policia e ka vënë në kërkim vetëm pasi 10 ditë përpara këtij krimi ka përdorur një mjeti tip Golf. Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por qe u refuzua. Sipas informacioneve Plakut...