Burimi:
Syri.net

Vrasja e Ilaria Sulës/ Policia kontrollon banesën e ish-të dashurit, çfarë dyshojnë tjetër prokurorët
👁10079
Kontrolle të reja janë ushtruar nga policia e Romës në banesën e ish-të dashurit të Ilaria Sula, studentes shqiptare 22-vjeçare, që u godit me thikë për vdekje, u fut në një valixhe dhe u gjet në një shkëmb në Poli. Sipas mediave italiane, është sekuestruar një kompjuter. Kujtojmë se gjykata konfirmoi më 4 prill arrestimin e Mark Antony Samsonit, i cili pranoi vrasjen e vajzës. Gjatë marrjes në pyetje në burgun Regina Coeli, 23-vjeçari, të cilin prokurorët e akuzojnë për vrasje me dashje të rënduar nga marrëdhënia emocionale dhe fshehja e një kufome, tha se e vrau ish-in e tij...