Vrasja e Egli Progës në 2024, nis gjyqi në Gjykatën e Korçës
Kanë mbërritur sot paradite në gjykatën e Korçës Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, autorët e dyshuar të vrasjes së Egli Progës më 10 gusht 2024 në Pogradec. Ata janë shoqëruar nga forcat e policisë. Pas dy vitesh, prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen për gjykim për 5 persona. Organi i akuzës u komunikoi akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçes dhe Leonidha Guçes. Dy të akuzuarit deri më sot ishin në masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa tre të tjerët me "detyrim paraqitje" për moskallëzim krimi. Sot është planifikuar seanca e radhës në orën 9:00 ku do të dalin sërish para gjykatës dy të akuzuarit për vrasjen e Progës. Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, akuzohen për vrasje me dashje ndërsa Arjan Manellari, Voltan Shkulaku...
Burimi:
syri.net