Vrasja e babait të Roan Brahimit, policia njoftim zyrtar, ‘blindohet’ Lezha

Vrasja e babait të Roan Brahimit, policia njoftim zyrtar, ‘blindohet’ Lezha

Policia e Lezhës ka dhënë njoftim zyrtar mbi vrasjen mafioze të Gjovalin Prendit, ndodhur këtë mbrëmje pranë biznesit të tij. “Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë”, sqaron policia. Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv