Vrasja e Artan Myrtaj, Policia në gjurmët e autorëve: Ngrihen pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës
pamje nga vendi i ngjarjes SARANDË-Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm ku u vra Artan Myrtaj dhe u plagos 73-vjeçari, Xhevdet Skëndaj, kalimtar i rastit. Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës për të bërë të mundur kapjen e autorëve, që sipas raportimee të deritanishme, kanë qenë dy persona me një motor. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur...
Burimi:
zeri.ai