Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e Agon Zejnullahut/ Mbahet sot protestë paqësore para stacionit policor në Lipjan
Sot në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”. Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut. Në orët e para të 7 korrikut, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit. Lidhur me vdekjen e tij janë arrestuar dhe ndaluar pesë zyrtarë policorë, ndaj të cilëve peshon vepra penale ‘vrasje nga pakujdesia’.