Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë/ Kamerat e sigurisë filmuan autorin e maskuar, shoqërohen 8 persona! Zbardhet dëshmia e partneres
👁10516
Detaje të tjera janë zbardhur nga blutë e Vlorës mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku u ekzekutua 58-vjeçari Renato Hoxhaj. Një prej kamerave të sigurisë ka arritur të filmojë autorin e kamufluar me kapelë dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën. Nga kamera, shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit. Sipas informacioneve nga policia, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të shtëna nga një armë tip pistoletë 9 mm. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Kamera e sigurisë ka filmuar autorin, i cili është larguar po...