Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni… (Detaje)
Detaje të reja zbardhen nga hetimet e grupit hetimor që po heton shkaqet e vrasjes së 23-vjeçarit nga fshati Zenisht i Matit. Mediat raportojne se dy makina Range Rover dyshohet kanë ardhur nga Rrësheni për të marrë peng 23-vjeçarin Renis Dobra. Ndërsa një makinë tjetër, e ardhur nga Miloti, pa u futur në rrugën Milot-Burrel, ka kontrolluar rrugën 12 km nëse ka lëvizje. Për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen 10 persona.