Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja e 23-vjeçarit në Mat – Policia shoqëron 4 persona, ja çfarë dyshohet
Policia e Matit ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit. Të shoqëruarit janë persona që më herët kanë pasur konflikte me viktimën. Ata kanë deklaruar se debatet që kishin me 23-vjeçarin i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit. Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia, por pavarësisht kësaj do të vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e policisë. Ekspertiza paraprake ka nxjerr se 23-vjeçari Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. Policia i ka...