Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali/ I dashuri: Ilarian e vrava se më kërkoi listën e notave

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali/ I dashuri: Ilarian e vrava se më kërkoi listën e notave

Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje nga vrasja e Ilaria Sulës nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson që tronditi të gjithë Italinë. Il Messaggero ka zbërthyer dëshminë e autorit, i cili tregoi se çfarë e shtyu atë në krimin makabër. Ai tregon se raporti i tyre po shkonte drejt fundit, gjë të cilën Samson nuk e pranonte dot. “Isha gati që të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime”, tha si fillim autori. Samson tregoi se si lindi raporti i tyre. “Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona. Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të...