Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vranësira dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit. Në relievet e larta kodrinore-malore priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Era e lehtë do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9m/s Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë celsius.