Vranësira dhe reshje të dobëta në verilindje e lindje, ja parashikimi i motit për sot!

Vranësira dhe reshje të dobëta në verilindje e lindje, ja parashikimi i motit për sot!

Shqipëria do të përfshihet sot (19 shtator) nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, kryesisht në zonat malore. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), vranësirat do të shfaqen kryesisht përgjatë relieveve malore në veri dhe lindje të vendit. Në këto zona priten edhe reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, veçanërisht në verilindje dhe lindje të territorit. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 10 m/s. Në det, pritet valëzim i forcës 1-2 ballë, duke krijuar përgjithësisht kushte të qeta për lundrim. Sa i përket temperaturave, vlera më e lartë parashikohet në...