Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje. Era pritet të jetë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s. Për pasojë deti do të ketë një valëzim të forcës 1-2 ballë.