Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vranë nënë e bir/ SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela
👁13433
Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela, për vrasjen e nënë e bir, Elvis e Fatmira Dedës. Gazetari Fatjon Gjinaj raporton për 'Syri Televizion' se çështja u gjykua në mungesë të Talo Çelës. Elvis Deda u vra në 2012 ndërsa e ëma një vit më pas dhe sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, kjo e fundit ishte kthyer në shqetësim për autorët pasi po gjurmonte vrasësit e të birit. Dumani tregon se vrasja është urdhëruar nga Festim Qoli dhe është kryer në bashkëpunim me Talo Çelën e Dorian Shkozën.