VOTONI SI TE DONI, POR VOTONI SIÇ THEM UNE/ RAMA KERKON TE SHUAJ REBELIMIN NE PS
Seanca e fundit Parlamentare tregoi se kontrolli i kryeministrit Edi Rama në Partinë Socialiste ka nisur të tregojë shenja lëkundje. Brenda PS pati përplasje të mëdha për Reformën Territoriale, deputetët Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali shprehën pakënaqësi me draftin. Megjithatë pavarësisht kundërshtive, Reforma Territoriale u votua në Kuvend nga të gjithë deputetët e mazhorancës, pas presioneve dhe ultimatumeve të Ramës. Presionet u konfirmuan edhe nga vetë deputeti Braçe, i cili një ditë pas votimit të Reformës deklaroi se votoi ‘pro’ në mënyrë që të mos përjashtohej nga Partia Socialiste, pasi kryeministri Rama kishte thënë se do ta përjashtonte. Në vazhdën e këtyre ngjarjeve, kryeministri Rama ka thirrur ditën e mërkurë në orën 12:30 një mbledhje të zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste....
Burimi:
ntv.al