Votohet mes më të mirëve edhe në moshën 39-vjeçare, magjinë e Mesit nuk e shuan as koha
Vitet kalojnë, por magjia e Mesit nuk humbet. Pavarësisht se tashmë numëron 39 vite mbi supe dhe se luan larg Europës, ylli argjentinas mbetet ende në majën e futbollit botëror. FIFPro ka publikuar formacionin më të mirë të vitit, ku nuk mungon emri i Lionel Mesit. Në 11-shen e Organizatës Botërore të Futbollistëve profesionistë gjenden: Raja, Mendes, Kubarsi, Hakimi, Bellinghemi, Rodri, Vitinja, Mbapeja, Halandi, Mesi dhe Jamali. Për përzgjedhjen e këtij formacioni kanë votuar 19806 lojtarë në mbarë botën.
Burimi:
sportekspres.com