Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Votat nga Diaspora/ PS në avantazh të ndjeshëm, numërohen mbi 100 mijë zarfe
👁11273
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon me numërimin e zarfeve të zgjedhësve nga jashtë, ndërsa numërimi i votave brenda vendit është mbyllur. Deri në orën 17:56, në total janë numëruar 100,835 zarfe të ardhura nga diaspora, nga 194 889 që janë në total. Në rezultatet e publikuara nga KQZ, deri në orën 17:56, janë 54,164 vota për Partinë Socialiste ose 54.20 % Ndërsa 28,273 vota për Partinë Demokratike -Aleanca për Shqipërinë Madhështore ose 28.29 % Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 8402 vota ose 8.41 %. Partia Mundësia ka marrë 3589 vota ose 3.59 %. “Lëvizja Bashkë” ka marrë...