Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Votat e Diasporës/ PS merr kryesimin, socialistët numërojnë mbi 21 mijë vota, ja sa ka grumbulluar PD
👁3760
Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës. Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 38806 zarfe. Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 21305 vota, e ndjekur nga PD me 10951. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 3161 vota, Lëvizja Bashkë 934 vota, Partia Mundësia 1176 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 361 vota. Top Channel