“Vota qoftë nga burgu, qoftë jashtë, njësoj”/Ervin Salianji voton në burgun e Fierit

“Vota qoftë nga burgu, qoftë jashtë, njësoj”/Ervin Salianji voton në burgun e Fierit

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji votoi sot në ambientet e burgut të Fierit. Pasi votoi Salianji dha një prononcim për gazetarët. Salianji tha se vota është njësoj qoftë nga burgu, qoftë edhe nga jashtë. Gjatë fjalës së tij ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë sot masivisht për opozitën. “Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime për të bërë të mundur ndryshimin. Unë mbështes PD dhe opozitën, të gjithë kandidatët e PD janë me diferencë më profesionistë”,  u shpreh ish-deputeti demokrat. “Vota nga kudo është njësoj, qoftë nga burgu qoftë nga jashtë. Privimi që më është bërë...
Burimi: Opinion.al