Vota edhe pas hekurave!/ KQZ miraton ngritjen e KQV-ve në 11 burgje të vendit

Vota edhe pas hekurave!/ KQZ miraton ngritjen e KQV-ve në 11 burgje të vendit

Teksa ndodhemi 1 muaj para zgjedhjeve Parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi këtë të premte një seancë publike, gjatë së cilës mori vendime për disa shqyrtime administrative, në lidhje me denoncimet e depozituara nga parti politike dhe organizata të ndryshme. Në fokus të seancës ishin gjithashtu çështjet që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit. Një ndër vendimet e rëndësishme të ditës ishte miratimi i autorizimit për 11 KZAZ, për krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçme në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale si dhe emërimin e anëtarëve të këtyre komisioneve. KQV-të do të ngrihen...
Burimi: Syri.net